Edicioni i vitit 2023 i samitit të OKB-së për klimën, i njohur zakonisht si COP28, nisi sot në Dubai, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) morën zyrtarisht kryesimin e radhës nga Egjipti, raporton Anadolu.
Në ngjarje priten mbi 180 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Vlen të përmendet numri i konsiderueshëm i kërkesave për pjesëmarrje, duke kaluar mbi 500.000 pjesëmarrës.
Konferenca do të vazhdojë deri më 12 dhjetor.
Sultan Al-Jaber, ministri i industrisë dhe teknologjisë së avancuar i Emirateve, mori zyrtarisht presidencën e COP28-shit nga Sameh Shoukry, ministri i jashtëm i Egjiptit dhe president i COP27.
Presidenca e COP28-shit fokusohet në arritjen e rezultateve ambicioze të negociatave përmes një agjende praktike për të transformuar angazhimet dhe premtimet në përparim të prekshëm në adresimin e krizës klimatike.
Kjo përfshin ofrimin e një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe vendimtare për të kontribuuar në ridrejtimin e botës në rrugën e duhur për veprimin e klimës, tha Agjencisë së Lajmeve të Emirateve.
Sesioni i 27-të i konferencës vjetore të OKB-së për ndryshimet klimatike u zhvillua në Sharm El-Sheikh, Egjipt, në nëntor 2022.
Sipas OKB-së, Toka tani është më e ngrohtë me rreth 1,1 gradë Celsius se sa ishte në shekullin e 19-të. Qëllimi i Marrëveshjes së Parisit është të parandalojë që temperatura globale të kalojë 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale, pasi ky konsiderohet si kufiri i sipërm për të shmangur pasojat më të këqija të mundshme të ndryshimeve klimatike.