RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

nis-shqiptimi-i-gjobave-permes-monitorimit-te-kamerave-te-sigurise-ne-prishtine

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik, përmes monitorimit të kamerave të sigurisë që janë vendosur në rrugët e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se ky sistem është funksionalizuar me qëllim të rritjes së sigurisë publike në rrugët e kryeqytetit, e po ashtu edhe me qëllim të zbulimit të rasteve të ndryshme.

“Me anë të këtyre kamerave do të mundësohet identifikimi në kohë reale i kundërvajtjeve, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve, ndalimi në vende të palejuara dhe shkelje të tjera sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Pas identifikimit gjobat thuhet se do të dërgohen në adresat postare të kundërvajtësve.

“Policia e Kosovës thekson se përdorimi i kamerave është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të trafikut, duke synuar rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të respektojnë rregullat e trafikut, ngase qëllimi kryesor i këtij sistemi është parandalimi, siguria publike dhe ruajtja e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Related posts

Dogana konfirskon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

Irfan Jahiu

Gjenden katër persona të vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

admin

Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme

admin