RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis takimi Kurti, Borrell dhe Lajçak

nis-takimi-kurti,-borrell-dhe-lajcak

Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell fillimisht e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin urgjent të thirrur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Po ashtu sot ka udhëtuar për në Bruksel edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu nga Bashkimi Evropian (BE) sot kanë thënë se këto takime po bëhen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku përfaqësuesi i lartë/zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të presë sot në një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimi i Marrëveshjeve, në veçanti Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë ka njoftuar se pas takimit në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas itinerarit tim të përcaktuar për të shkuar në Bruksel nga Roma, konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Josep Borrell”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të tre policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Related posts

Gjeorgjia e quan Rusinë “agresore” në përvjetorin e luftës

rezart morina

Stuhia Nero rikthen temperaturat ekstreme mbi Italinë

rezart morina

Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez

admin