RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis takimi mes Haxhiut dhe partive politike për datën e zgjedhjeve parlamentare

nis-takimi-mes-haxhiut-dhe-partive-politike-per-daten-e-zgjedhjeve-parlamentare

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim anëtarët e subjekteve politike, të cilët do të diskutojnë në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet parlamentare.

I pari që ka arritur në këtë takim është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu .

Një ditë më herët, Haxhiu është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet lidhur me procesin zgjedhor.

Pas këtij takimi, Radoniqi bëri të ditur se data 7 qershor shihet si opsioni më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se, sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet mund të organizohen më 31 maj ose më 7 qershor.

“Ne e konsiderojmë 7 qershorin si datën më të favorshme, megjithatë vendimi përfundimtar i takon presidentes”, u shpreh Radoniqi.

Ai shtoi se data zyrtare do të caktohet në vijim, duke nënvizuar rëndësinë që KQZ të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje. Sipas tij, edhe buxheti për organizimin e zgjedhjeve pritet të jetë i ngjashëm me atë të proceseve të kaluara.

Related posts

Rusia përqendron 110 mijë ushtarë për ofensivën nga lindja

admin

SHBA- ja ofron 200 milionë dollarë të tjera për mbrojtjen në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Zbarkon në brigjet e Floridës kapsula, përfshirë astronautin e parë turk Gezeravcı

admin