Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 5 anije të tjera me drithë janë nisur nga portet e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se në kuadër të dërgesave të drithit që në mëngjes 5 anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës.
Më tej bëhet e ditur se sot është planifikuar edhe kontrolli për 12 anije.