RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nisin hetimet për grafitet “Wagner” në veri të vendit

nisin-hetimet-per-grafitet-“wagner”-ne-veri-te-vendit

Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” janë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastin.

Sipas policisë në veri të Mitrovicës grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Zveçan, grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Policia të dyja rastet i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.

Kujtojmë se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”.

Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse “Wagner Group”, e cila, siç theksojnë zyrtarët amerikanë, ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

Related posts

Çavuşoğlu do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Pele-s

admin

Moldavia thotë se 3 raketa ruse kaluan në hapësirën e saj ajrore

admin

Sulmi me qindra të vdekur në Moskë, ambasadorja amerikane në Rusi del me komunikatë të pazakonte diplomatike, çfarë deklaroi ajo për pretendimet e qeverisë së Putinit

admin