RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, Kurti dhe Aliu kritikojnë projektin e mëhershëm

nisin-punimet-per-zgjerimin-e-rruges-prishtine-–-mitrovice,-kurti-dhe-aliu-kritikojne-projektin-e-mehershem

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2”, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të shumta, transmeton Telegrafi.

Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen ndaj JuventusitIbishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të zbatohenArsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqtarëveDua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të ri, teksa shfaqen bashkë në pas-ndej…Lipjan, gjendet i vdekur në rrugë një 70-vjeçar
Ndërsa, tani Kurti potencoi se janë shumë më të përgatitur.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se projekti për zgjerimin e rrugës ka qenë shumë i rëndë e me probleme të shumta.

“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, theksoi ministri.

Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë.

Related posts

Grekët protestojnë kundër kartave të reja të identitetit: Jo skllavërisë elektronike

admin

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa të dyshuara balistike

admin

Biden: Putin nuk do ta fitojë lu’ftën në Ukrainë

rezart morina