“Non grata” e supermarrëzishme ndaj një personaliteti që duhet t’i çojë në gjyq ata që kanë guxuar t’i prekin nderin e dinjitetin
Nga qeveria shqiptare, më saktë nga Ministria e Brendshme, del një ndër lajmet më të këqija të kohëve të fundit, ai për shpalljen “non grata” të dy shtetasve shqiptarë nga Maqedonia, mes tyre hoxha i njohur Bekir Halimi. Kjo të kujton kohërat e dikurshme kur shteti shqiptar përndiqte figura të mësimdhënies islame, duke sajuar për ta pretendimet sa injorante aq dhe keqdashëse. Shtetasi tjetër është Valon Beljan, ose Valjon Bela, një politikan, analist dhe gazetar, i poziconuar ashpër kundër kryeministrit Rama. Në disa postime, ai ka dalë në mbështetje të protestuesve, njëherësh me akuza ndaj Ramës se ndjek politika pro-serbe dhe bashkëpunon me Serbinë.
Po për Bekir Halimin? Jo, nuk ka asgjë; asnjë qëndrim apo deklarim publik të diskutueshëm, as nga pikëpamja etike e as përmbajtësore.
Ndaj, shpallja e tij “non grata” pa u sqaruar konkretisht se përse, është një goditje dhe një fyrje madje për të gjithë komunitetin e besimtarëve muslimanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e me gjerë në hapësirat shqipfolëse, ku Bekir Halimi gëzon një prestigj të padiskutueshëm, si besimtar e atdhetar, madje deri dhe si intelektual.
Çfarë mund të pretendojë qeveria shqiptare ndaj tij, është një marrëzi. Siç është marrëzi shpallja “non grata”.
Ndaj, Bekir Halimi duhet të ndërmarrë tashmë hapa ligjorë për t’u treguar vendin atyre që kanë patur guximin e lig për t’i vënë një xanxë të tillë një emri dhe personaliteti të jetës islame mbarëshqiptare, siç ai është. /tesheshi

