E vërtetë që askush nuk mund t’u rezistoj; përqafimeve të foshnjeve. Mirëpo, tani ju si prindër duhet të keni parasysh se lejimi i dhurimit të puthjeve për të porsalindurin tuaj mund të jetë një rrezik për shëndetin e tyre.
Sipas CDC, më shumë se gjysma e popullsisë bart versionin e virusit herpes oral. Por, foshnjat nën tre muajshe nuk janë në gjendje të luftojnë një virus të tillë shkruan Verywell Family.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) paralajmëron se herpesi te foshnjet mund të shkaktojë komplikime serioze.
Virusi, në formën HSV-1, mund të kalojë te një foshnjë përmes puthjeve, e që mund të sulmojë mëlçinë, mushkëritë, sistemin nervor qendror, lëkurën, sytë dhe gojën.
Edhe pse ka trajtim, herpesi tek i porsalinduri mund të shkaktojë komplikime të rënda.
Sipas AAP, disa nga shenjat dhe simptomat e herpesit te foshnjat përfshijnë:
-ethe;
-irritim i qepallave ose syve në muajin e parë të jetës;
-humbje e oreksit;
-skuqje.