Kompania e energjisë elektrike e Belgjikës i ka dorëzuar gabimisht një familjeje në qytetin Herceaux një faturë rryme në vlerë prej 1,3 milion euro.
Mediat vendase bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një faturë të energjisë elektrike prej 1.279.611 euro.
“Kur hapa zarfin dhe pashë faturën, mendova se kisha halucinacione. Më është dashur të lexoj tri herë faturën”, tha belgu që mori faturën kontroverse.
Duke theksuar se ka telefonuar menjëherë kompaninë energjetike “Engie”, belgu tha se për disa kohë nuk mund të merrte informacion, por më vonë u konstatua se një faturë e tillë i ishte dërguar për shkak të një gabimi në sistem.
Fatura e pasaktë u korrigjua menjëherë më pas