Situata në Afganistan vazhdon të përkeqësohet nën regjimin e talebanëve. Shefi i OKB-së Antonio Gueterres ka thënë se barazia gjinore është thelbësore për një botë pa uri, duke shtuar aksesin në arsim do të rritej siguria ushqimore për gratë dhe vajzat.
“Kur gratë dhe vajzat të kenë akses në burime dhe arsim, ato jo vetëm do të luajnë një rol vendimtar në sigurimin e ushqimeve për veten e tyre, për familjet dhe komunitetin, tha Gueterres.
Përveç përjashtimit nga ndërveprimi shoqëror dhe jeta publike, më shumë se 40% e grave nuk mund të prodhojnë të ardhura për familjen e tyre në krahasim me vitet e mëparshme.
Sipas raportit të Programit Botëror të Ushqimit, Afganistani është një nga vendet me pasiguri ekstreme ushqimore me nëntë milionë njerëz të prekur nga vështirësi të rënda ekonomike dhe uria.
Që kur talebanët morën kontrollin edhe një herë në gusht të 2021, grupi ka vendosur vazhdimisht kufizime për gratë dhe vajzat, duke i penguar të marrin pjesë në jetën publike ose arsimim. /gazetashqiptare