RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një burrë gjendet i vdekur në një veturë të braktisur në Prizren, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

nje-burre-gjendet-i-vdekur-ne-nje-veture-te-braktisur-ne-prizren,-policia-e-cileson-vdekje-te-dyshimte

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një veturë të braktisur në fshatin Zojz të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur i shtrirë përmbys afër derës së shoferit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tijj.

Rasti është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, akuzohet për mashtrim dhe ryshfet! FBI kontrolle në rezidencën e tij

admin

Gafa e radhës e Biden: Putin po e humb luftën në Irak

Muhamet Ramadani

Sot në Tetovë protesta për zjarrin në Spitalin Modular

admin