RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

nje-e-vdekur-ne-aksidentin-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Tëvë1 ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njoftoi se në aksident ishin të përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues–kamion, me targa vendore, dhe një veturë me targa të huaja”, ka deklaruar Kelani.

Sipas tij, drejtuesja e veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet tjera relevante, të cilat kanë qenë të angazhuara në menaxhimin e situatës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Related posts

Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

Muhamet Ramadani

Kina u kërkon misioneve të huaja në Pekin “të mos përdorin muret e ambasadave për propagandë”

admin

Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024

admin