Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,030 teste të bëra në 24 orët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 763 persona kanë rezultuar pozitiv.
MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Ministria po ashtu njofton se janë shëruar 213 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,184.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 289 persona.