RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-prishtine

Një qytetar ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë pas orës 21:00 raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

Related posts

Policia konfiskon mbi 3600 kilogramë material piroteknik në vlerë rreth 7 mijë euro

rezart morina

Jordania së bashku me 3 vende tjera lëshoi ndihma nga ajri në veri të Gazës

RTI

Abdixhiku për marrëveshjen në Ohër: Kjo gjendje e re është e pariparueshme

admin