RTV AHIRETI
Kuzhinë

Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

sulpitja:-qe-se-si-pergatitet-kjo-embelsire-e-mrekullueshme-turke!

Desert i cili mundet dhe duhet të hahet menjëherë, sapo të përgatitet

Receta:

– 4 vezë;
– 4 lugë miell;
– ¼ e qeskës së pluhurit për ëmbëlsira;
– 650 ml qumësht;
– 2 gota sheqer;
– 3 gota ujë (për sherbet);
– 1 qeskë sheqer vaniljeje (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Furrën nxeheni në 220 gradë Celsius. Tepsinë lyeni me yndyrë dhe futeni në furrë që të nxehet.

Tundni vezët plot 5 minuta. Vezët e tundura shtoni në përbërësit e tjerë.

Kur të gjitha t’i tundni tretjen qiteni në tepsi të nxehtë dhe lëreni të piqet.

Derisa sulpitja të piqet, përgatitni sherbetin ashtu që në pllakë shporeti do të vloni sheqerin dhe ujin.

Kur të piqet, sulpites qitni sipër sherbetin.

Shërbejeni menjëherë.

Shijojeni! – transmeton Telegrafi.

The post Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Receta për çorbën e famshme të Hipokratit që “ngjall të vdekurit”

Muhamet Ramadani

Omëletë pranverore me domate, rrika dhe djathë do të jetë kafjalli juaj më i pëlqyer!

Muhamet Ramadani

Shpageta pikante me ton: Një drekë e shpejtë me një shije italiane magjepsëse

Muhamet Ramadani