Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Bërnjak.
Policia thotë se vozitësi i veturës – shtetas serb, ka shkaktuar vetaksident si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast pastaj është përplasur me një shkëmb.
Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Ndërkaq, vozitësi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.