RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen 5 të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për vendosje të stikerave me përmbajtje nacionaliste

arrestohen-5-te-mitur-ne-mitrovice-te-veriut,-dyshohen-per-vendosje-te-stikerave-me-permbajtje-nacionaliste

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë të mitur në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohen për vendosje të sitkerave me përmbajtje nacionaliste.

Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe ka ndodhur në orët e para të së dielës.

Njëri prej të dyshuarve thuhet se është kapur në flagrancë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vendosur stikera me përmbajtje nacionaliste. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 83 stikera. Lidhur me rastin janë arrestuar edhe katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit thuhet se janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Related posts

Ministri i Jashtëm polak: Duhet të përgatitemi për Luftën e Tretë Botërore! Mund të shohim atë që përjetuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë

admin

Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit e “Nacionales”

admin

Kryeministri pakistanez thotë se është “i nderuar” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës

Muhamet Ramadani