RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi me dron izraelit në Khan Younis

nje-i-vrare-dhe-disa-te-plagosur-nga-sulmi-me-dron-izraelit-ne-khan-younis

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së martës si pasojë e një sulmi me dron të forcave izraelite në jug të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, sulmi ka ndodhur në zonën “Ard al-Zeitoun”, në jug të qytetit Khan Younis, ku një grup civilësh u godit nga avionë zbulues pa pilot.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, forcat izraelite kanë vrarë 615 persona dhe kanë plagosur 1,658 të tjerë.

Ndërkohë, bilanci zyrtar i përgjithshëm i viktimave nga ofensiva izraelite në Rripi i Gazës ka arritur në 72,073 të vrarë dhe 171,756 të plagosur, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023. Numri jo zyrtar mund të jetë shumë më i lartë. /mesazhi

Related posts

Indi, pezullohen 141 deputetë që kërkuan debat për rrezikimin e sigurisë në parlament

Muhamet Ramadani

Netanyahu i kundërpërgjigjet kritikave amerikane për Gazën: Të papërshtatshme! Do të vendosë populli izraelit se kur do të mbahen zgjedhjet, nuk mund të na imponohet

admin

Kryeministri britanik: Mbretëria e Bashkuar duhet të ecë më shpejt me shpenzimet e mbrojtjes

admin