RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vrarë e dy të plagosur në Podujevë

nje-i-vrare-e-dy-te-plagosur-ne-podujeve

Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevë.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur.

“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala për Telegrafin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin.

Telegrafi mëson se viktima i përket gjinisë mashkullore, derisa të plagosurat janë të gjinisë femërore

Related posts

Kurti: Zgjedhjet e parakohshme e zhdukin opozitën

Muhamet Ramadani

Sveçla publikon dokument: Ushtria e Serbisë i dha lansuesin e granatave grupit që kreu sulm terrorist

Muhamet Ramadani

Alarm në Europë për pluhurin afrikan, stuhia gjigante e grimcave të rërës rriti ndotjen shumëfish nga nivelet e rekomanduara. Njerëzit shfaqin probleme me frymëmarrjen

admin