RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një libanez po mban peng stafin e bankës, kërkon t’i tërheqë kursimet e bllokuara

nje-libanez-po-mban-peng-stafin-e-bankes,-kerkon-t’i-terheqe-kursimet-e-bllokuara

Një libanez i armatosur me një armë gjahu hyri në një bankë në Bejrut të enjten, duke mbajtur peng punonjësit dhe duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes me benzinë nëse nuk merrte kursimet e tij të bllokuara, tha një zyrtar i sigurisë, raportoi AP.

Burri po mbante një bombolë me benzinë me vete dhe gjashtë ose shtatë pengje.

Ai po ashtu gjuajti tri herë si paralajmërime. Policia tha se ai ka rreth 200,000 dollarë të bllokuara në bankë.

Bankat në Liban që nga fundi i vitit 2019 kanë zbatuar kufizime të rrepta të tërheqjes së valutës së huaj, duke avulluar kursimet e shumë libanezëve.

Vendi sot po përballet me krizën ekonomike më të keqe në historinë moderne të saj, ku ¾ e popullsisë është zhytur në varfëri.

Ushtarët libanezë, policia dhe agjentët e inteligjencës kanë rrethuar zonën dhe po flasin me burrin për të arritur marrëveshje.

Në janar, një pronar i një kafeneje me sukses tërhoqi 50,000 dollarët e bllokuara në një bankë në Liban pasi mbajti peng stafin e saj dhe i kërcënoi se do t’i vriste. /koha

Related posts

BM – Qeveria miraton ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”

admin

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutojnë për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës

rezart morina

NY Times: Në një cep të Kosovës, ka ende brohoritje për Putinin

admin