RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO intensifikon stërvitjet, luftanija amerikane në Finlandë

nato-intensifikon-stervitjet,-luftanija-amerikane-ne-finlande

Trupat ushtarake finlandeze u angazhuan në një stërvitje të përbashkët me marinën amerikane, pak ditë pasi Senati në Uashington votoi thuajse unanimisht për pranimin e vendeve nordike në NATO.

Edhe pse Finlanda është stërvitur vazhdimisht me Aleancën në 30 vitet e fundit, procesi është intensifikuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Është hera e parë që luftanija “JU ES ES Kirsarxh” ndodhet në ujërat finlandeze. Detyra e koordinimit të trupave dhe armatimeve është sfidë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ndërkohë, trupat polake po stërviten këtë javë me tanket amerikane “Abrams”. Polonia ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 250 tankeve të tilla, në përpjekje për t’u përforucar përballë kërcënimit rus.

Në samitin e fundit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca përballet me një realitet të ri sa i takon sigurisë dhe se i duhet të përmirësojë kapacitetet mbrojtëse për një periudhë afatgjatë.

Stërvitjet, bashkë me blerjen e pajisjeve duket se janë pjesë e strategjisë. /euronews

Related posts

Izraelitët marshojnë në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

admin6

Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën

admin

Lutje për ndihmë globale pas pasojave katastrofike të përmbytjeve në Libi

rezart morina