RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një mal me arsye për të mos hequr dorë nga çokollata e zezë

nje-mal-me-arsye-per-te-mos-hequr-dore-nga-cokollata-e-zeze

Provat tregojnë se njerëzit që hanë çokollatë të zezë kanë sisteme kardiovaskulare më të shëndetshme, qarkullim më të mirë të gjakut dhe presion gjaku dhe nivele kolesteroli më të ulëta.

Kakaoja parandalon sëmundjet e zemrës

Prova e parë se kakaoja është një ushqim i shëndetshëm për zemrën, vjen nga të moshuarit e shëndetshëm të indianëve Kuna në Panama. Ata pinin sasira të mëdha kakaoje të paprocesuar dhe nuk vuanin nga sëmundje zemra. Kur indianët Kune u zhvendosën në civilizimin perëndimor dhe nuk konsumuan më kakaon tradicionale, ata vuajtën nga presioni i lartë në gjak, ashtu si pjesa tjetër e njerëzve.

I jep fuqi zemrës dhe rruazave të kuqe të gjakut

Farat e kakaos janë të pasura me antioksidantë. Këto ndikojnë për mirë tek rruazat e kuqe të gjakut dhe enët e gjakut. Përfitimet vlejnë vetëm për çokollatën e zezë. Format më pak të koncentruara të saj (çokollata e bardhë ose ajo me qumësht), përveçse kanë shumë kalori nuk i sjellin asnjë të mirë zemrës.

Nxit qarkullimin e gjakut

Një studim i bërë në Romë, tregoi se ngrënia e çokollatës së zezë ndihmon njerëzit me sëmundjen e arterieve periferale të ecin më gjatë dhe më shumë. Sëmundja ul qarkullimin e gjakut tek gjymtyrët. Çokollata e zezë 85% ka polifenole, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.

Qetëson presionin e gjakut

Çokollata e zezë ul ndjeshëm presionin e lartë të gjakut. Konsumi i çokollatës ul riskun për hemorragji cerebrale.

Lufton stresin dhe lehtëson zemrën

Një nga faktorët më të dëmshëm, por shpesh të anashkaluar, që dëmtojnë zemrën është stresi. Ngrënia e pak katrorëve çokollate të zezë ju ndihmon ta përballoni stresin më mirë.

Related posts

Tërshëra për darkë, një gabim apo ide e mirë për dobësim?

Hevzi

Lëngu i pjeprit plot vlera, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Ramadani

Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

Muhamet Ramadani