RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një mijë e 567 qytetarë dolën në zgjedhjet e sotme në veri

nje-mije-e-567-qytetare-dolen-ne-zgjedhjet-e-sotme-ne-veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të vendit është zhvilluar pa ndonjë problem, përcjell teve1.info

Kryeari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 1.567 qytetarë apo 3.47 %.

Leposaviq – 141 votues, apo 1.06%

Zubin Potok – 385 votues, apo 5.78 %

Zveçan – 204 votues apo 2.92 %

Mitrovicë e Veriut – 837 votues, apo 4.62%

Sipas këtyre shifrave, pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve ishte në Mitrovicën e Veriut.

KQZ-ja po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 20:00.

Në komunën e Zubin Potokut, vetëm në qendrën e votimit në shkollën “Osman Rama”, kanë votuar qytetarët, që numri i përgjithshëm është 385. Ndërsa, në Velje Breg, Jasenovik dhe Bërnjak nuk ka dal asnjë qytetar të votojë.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat në veri ka qenë 45 mijë e 95, teksa për kryetarë kanë garuar 10 kandidatë, dhe vetëm një është nga komuniteti serb.

Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit. Kandidatët për kryetar në këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13 mijë e 318 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit, ku kandidatë janë Albulena Behluli-Hetemi nga PDK dhe Lulzim Hetemi nga LVV.

Në Zveçan janë 6 mijë e 998 votues. Kandidatë janë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq, kandiate e pavarur dhe Fetah Peci nga LVV.

Në Zubin Potok janë 6 mijë e 661 votues, ku kandidatë janë Izmir Zeqiri nga PDK, dhe Flatron Hasani, LVV.

Related posts

Dëmtohen tabelat me emërtime shqipe në veri, rikthehen shënimet me cirilike

admin

VOA: Biden, thirrje amerikanëve të ripërtërijnë angazhimin ndaj demokracisë

admin

MASHT-i vazhdon edhe këtë vit subvencionimin e teksteve shkollore

RTI