RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një mijë refugjatë nga komuniteti rohingya mbërrijnë në Indonezi për një jave

nje-mije-refugjate-nga-komuniteti-rohingya-mberrijne-ne-indonezi-per-nje-jave

Pothuajse 1 mijë myslimanë nga komuniteti rohingya nga Birmania kanë mbërritur me varkë në provincën më veriore të Indonezisë, Aceh në gjashtë ditët e fundit, kanë bërë të ditur zyrtarët e vendit, raporton agjencia “AP”.

Shumica prej tyre u larguan nga kampet e refugjatëve në Bangladesh, ku më shumë se 700 mijë sosh ishin vendosur aty pas një goditjeje nga ushtria e Birmanisë në gusht të vitit 2017. Ata thonë se kampet janë të mbipopulluara dhe duhet të largohen sërish në kërkim të një jete më të mirë.

Forcat e sigurisë së Birmanisë janë akuzuar për përdhunim masiv, vrasje dhe djegie të mijëra shtëpive të komunitetit rohingya. Shumica e refugjatëve janë përpjekur të arrijnë në Malajzi, por shumë prej tyre kanë përfunduar në Indonezi gjatë rrugës. /koha

Related posts

Ish-kryeministri izraelit pro faljes së Netanyahut, nëse ai jep dorëheqjen

admin

Shefi ekzekutiv i AA-së: IA-ja në duart e njerëzve të këqij është më e rrezikshme se IA-ja jashtë kontrollit

RTI

Kosharja bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

RTI