RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj me vonesë, nxënësit kthehen sot në bankat shkollore

nje-muaj-me-vonese,-nxenesit-kthehen-sot-ne-bankat-shkollore

Me një muaj voneës, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u.

MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

“Janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit, ndërsateksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, thuhej në njoftimin e MASHTI-t.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

SBASHK-u të shtunën mori vendim për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.

Projektligji për paga, nga data 15 shtator deri më 6 tetor, është në procedurat e konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Related posts

E konfirmon SEM: Nga 1 janari 2024, kosovarët hyjnë pa viza në Zvicër

rezart morina

Luftëtarët palestinezë janë ende të pranishëm në veri të Gazës

admin

Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë Moskën të varur nga Kina, Putin paralajmëron: Gjatë muajit të ardhshëm…

admin