RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai del me një reagim publik

nje-muaj-nga-vrasja-e-liridona-ademajt,-vellai-del-me-nje-reagim-publik

Një muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt ka reaguar përsëri vëllai i saj, Leonardi, i cili tha se ky vit për ta është vit i kobshëm dhe se vetëm shpresa prej drejtësi i mbanë gjallë.

Ademaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjitha mediat dhe organet e drejtësisë të cilët po kontribojnë në zbardhjen e ngjarjes tragjike.

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë… Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë. Duam t’i falënderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi.

Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Liridona u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Related posts

KQZ publikon adresat e sakta të 19 qendrave të votimit për nesër

admin

Gjendje e rëndë nga tërmeti, dikush tregon se ka humbur mbi 120 familjarë

rezart morina

Kurti: Kërcënohemi nga Serbia e Rusia, na duhen më shumë trupa të NATO-s

admin