RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim edhe për Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

nje-muaj-paraburgim-edhe-per-urosh-vukasinoviq,-i-dyshuar-per-sulm-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për përfshirje në një rast sulmi ndaj gazetarëve më 16 qershor.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, nënkryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Bekim Veliqi.

Ai tha se dje është mbajtur seanca dëgjimore dhe se masa e paraburgimit është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Genc Hasani.

Ndryshe, më 17 qershor i është caktuar masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve, Nemanja Vllaskoviq, kurse më 19 qershor iu caktua paraburgimi të dyshuarit tjetër, Dalibor Spasiq.

Vukasinoviq ishte arrestuar më 19 qershor, Vllaskoviq, më 16 qershor 2023, Spasiq u arrestua më 17 qershor.

Lidhur me arrestimin e tre të dyshuarve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se kriminelët që po marrin urdhra për sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë.

Related posts

SHBA: Sulmet në Bandar Abbas nuk do t’i ndalin bisedimet e paqes me Iranin

Muhamet Ramadani

Qindra iz’raelitë hyjnë në xha’minë Al-A’ksa

admin

Grupet palestineze do të dorëzojnë sonte mbetjet e një të burgosuri izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani