RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për masakrën në Burgun e Dubravës

nje-muaj-paraburgim-ndaj-serbit-te-dyshuar-per-masakren-ne-burgun-e-dubraves

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për një muaj të arrestuarit G.M i nacionalitetit serb, i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Shumë civilë të pafajshëm janë vrarë në Gaza

rezart morina

Rama nis vizitën zyrtare në Francë me ftesë të Presidentit Macron

RTI

Në Gjermani ndalohet tubimi në mbështetje të Palestinës

rezart morina