RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu takohet në Romë me homologun e tij italian, Tajani

cavusoglu-takohet-ne-rome-me-homologun-e-tij-italian,-tajani

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Romë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu, i cili ishte në Romë për të marrë pjesë në Forumin e 8-të të Dialogut Mesdhetar MED, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Italisë dhe Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI), u takua me homologun e tij italian.

“Diskutuam për zhvillimet në Ukrainë dhe Libi, bashkëpunimin tonë ekonomik dhe të industrisë së mbrojtjes me ministrin e Jashtëm italian, me të cilin e takuam në Romë”, shkroi Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike lidhur me takimin e dy ministrave, takimi ka zgjatur rreth gjysmë ore ndërsa Çavuşoğlu ka uruar Tajanin për detyrën e re.

Çavuşoğlu i përcolli ngushëllimet e Turqisë për viktimat në rrëshqitjet e dheut në Ischia dhe shprehu keqardhjen që automjeti i një diplomati italian u dogj sot në Greqi.

Tajani përcolli urimet e tij për Turqinë për Marrëveshjen e grurit të Istanbulit.

Gjatë takimit u diskutua në detaje për Ukrainën dhe Libinë si dhe u diskutua për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Tajani sugjeroi mbajtjen e një takimi të këshillit të biznesit midis dy vendeve në vitin 2023.

Related posts

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Irfan Jahiu

Çekët votojnë për presidentin e ri

admin

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë përsërit thirrjen për “përdorimin e armëve bërthamore në Gaza”

admin