RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit në Irak sërish sulmojnë Parlamentin

protestuesit-ne-irak-serish-sulmojne-parlamentin

Qindra mbështetës të një kleriku shiit hyn në Parlamentin e Irakut të shtunën. Kjo është hera e dytë brenda javës që protestuesit sulmojnë Parlamentin.

Ata po kundërshtojnë përpjekjet për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupet që mbështeten nga Irani.

Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba me qëllim që të shpërndanin protestuesit. Sipas Associated Press në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.

Për shkak të protestës nuk u mbajt seanca e paraparë plenare.

Sipas një njoftimi, kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të protestojnë në mënyrë paqësore.

Mijëra protestues, ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr, kanë përdorur litar për të rrëzuar barrikadat e betonit, të vendosura pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave të huaja.

Ata i janë përgjigjur thirrjes së al-Sadr për të protestuar kundër formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga aleanca Korniza e Koordinimit, që përbëhet nga parti shiite të mbështetura nga Irani.

Partia e al-Sadr u tërhoq nga bisedimet për formimin e qeverisë në qershor, duke i mundësuar aleancës rivale Korniza e Koordinimit që të ketë shumicën e nevojshme për të lëvizur përpara me procesin.

Të mërkurën, qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit e nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit. /rel

Related posts

Kjo është procedura për të votuar me asistencë

RTI

Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi

admin

Araghchi falënderon Pakistanin për ndërmjetësimin në dialogun Iran–SHBA

Irfan Jahiu