RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-per-sulm-ndaj-kfor-it-dhe-policise-se-kosoves

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Igor Markoviq i arrestuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan në maj të vitit 2023.

Ai dyshohet për veprat penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatë.

Markoviq është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë.

Mbi 90 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar, disa rëndë gjatë as periudhe. Poashut ishin lënduar edhe pesë pjesëtarë të PK-së si dhe sulmuar gazetarë.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kamala Harris kryeson në 3 shtetet kryesore kundër Trump

admin

“Dëshmitë e krimeve mizore, ende të freskëta”/ Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë

admin

KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

Muhamet Ramadani