RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

nje-muaj-paraburgim-per-vrasjen-ne-zllakuqan-te-lipjanit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se caktimi i paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ikë dhe të arratiset, pasi ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Si pasojë e një përleshjeje mes disa personave të mërkurën në Zllakuqan të Lipjanit njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. 57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve për motive të ulëta.

Related posts

Çavuşoğlu: Izraeli një nga vendet e para që i doli në mbështetje Turqisë pas tërmetit

Muhamet Ramadani

Më shumë se 1000 të vdekur në shpërthimin më të keq të kolerës në Malavi

admin

Vizita në Kosovë/ Kongresmenët amerikanë Self dhe Subramanyam takime me Kurtin dhe Haxhiun. Tema kryesore, anëtarësimi në NATO

admin