RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Lu’fta e pamëshirshme në Ga’za vazhdon të shkaktojë tm’err mbi mijëra fëmijë

unicef:-lu’fta-e-pameshirshme-ne-ga’za-vazhdon-te-shkaktoje-tm’err-mbi-mijera-femije

Përgjegjësi për komunikim i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Salim Oweis, ka njoftuar se lufta brutale në Gaza vazhdon të shkaktojë tmerr mbi mijëra fëmijë, transmeton Anadolu.

Oweis përmes video-lidhjes mori pjesë në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë dhe bëri vlerësime për ngjarjet në Gaza që ndodhet nën sulmet intensive të Izraelit.

“Lufta brutale në Gaza vazhdon të shkaktojë terror mbi mijëra fëmijë dhe po ndan shumë nga të dashurit e tyre”, tha Oweis, duke u shprehur se ndihet i tronditur nga dhimbja, shkatërrimi dhe shpërngulja e përhapur në Gaza.

Oweis theksoi se imazhet që bota ka parë në televizion ofrojnë një perspektivë të rëndësishme lidhur me “kushtet e ferrit” që qytetarët e Gazës kanë duruar për më shumë se 10 muaj.

“Në Gaza nuk ka vend të sigurt. Ushqimi, uji, karburanti, ilaçet, gjithçka po mbaron”

Më tej, ai tha se të gjitha rrugët, burimet e jetesës dhe ëndrrat në Gaza janë shkatërruar.

“Në muajin e 10-të të luftës, jeta e një fëmije në Gaza nuk është një jetë. Në Gaza nuk ka vend të sigurt. Ushqimi, uji, karburanti, ilaçet, gjithçka po mbaron”, theksoi Oweis.

Ai gjithashtu theksoi se në Gaza ka edhe problem me ujin dhe mbeturinat.

Ndër të tjera, ai tha se ishte dëshmitar i një fëmije të sëmurë që nuk mundi të merrte trajtimin që i nevojitet dhe i cili u dënua me një vdekje të ngadaltë pasi nuk kishte gjasa të jetonte aq gjatë sa të mbijetonte. Ai shtoi se e vetmja shpresë që fëmijët në Gaza të mbijetojnë është “armëpushimi”.

Related posts

Shokuese në Itali! 50-vjeçari vret me armë fqinjen dhe babain e tij! Pasi u rrethua nga policia, hyri në një nga dhomat e banesës dhe qëlloi veten me plumb në fyt!

admin

Bahreini raporton sulm të ri me dron nga Irani në ditën e dytë të armëpushimit

Muhamet Ramadani

Përkeqësohen marrëdhëniet me Rusinë, Armenia fillon stërvitjen ushtarake me SHBA

admin