RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një në 10 mësues britanikë i sulmuar fizikisht nga nxënësit

nje-ne-10-mesues-britanike-i-sulmuar-fizikisht-nga-nxenesit

Të paktën një në 10 mësues në BM është sulmuar fizikisht nga nxënësit gjatë vitit 2022, sipas një sondazhi.

Gati gjysma (48%) e mësuesve të anketuar thanë se nuk mendojnë se politika e sjelljes së shkollës së tyre është efektive dhe e përshtatshme për qëllimin final, sipas sondazhit nga sindikata e mësimdhënies, NASUWT.

Anketa, me 8 466 anëtarë të NASUWT, sugjeron se 13% e mësuesve janë sulmuar fizikisht nga një nxënës.

Më shumë se një në katër (28%) mësues thanë se i janë nënshtruar abuzimit verbal nga një prind.

Mësuesit i raportuan sindikatës se ishin goditur, kafshuar, goditur me grushte dhe shuplaka nga nxënësit, ndërsa anëtarët e NASUWT thanë gjithashtu se prindërit u kishin bërtitur.

Sipas anketës, mësuesit i janë nënshtruar shtytjes apo rrëzimit (22%), kërcënimeve për sulm fizik (19%) dhe abuzimit verbal (58%) nga nxënësit.

”Kam pasur rregullisht një fëmijë që më gjuante, më kërcënonte se do të më vriste mua dhe familjen time”, tha një mësuese.

Një tjetër tha se “më është hedhur një substancë e panjohur në fytyrë. Unë jam abuzuar verbalisht dhe më kanë shtyrë disa herë”.

Një tjetër mësues i anketuar tha se “më kanë pështyrë, shtyrë, grushtuar dhe shkelmuar” /atsh

Related posts

Mrekullia e ekonomisë amerikane! Ka treguar qëndrueshmëri të habitshme, por ka ende rreziqe

admin

Kremlini i kërkon Ukrainës të gjejë zgjidhje paqësore për konfliktin

RTI

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, bosi i mafies pendohet pas 26 vitesh! Kush është anëtari i Camorra-s, i njohur si “Sandokan”! Ruan sekrete të rëndësishme

admin