RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Një në 5 grekë rrezikon të bie në varfëri”

“nje-ne-5-greke-rrezikon-te-bie-ne-varferi”

Pothuajse 1 në 5 grekë rrezikon të bie në varfëri, tregon raporti i Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), transmeton Anadolu.

Rreth 1.95 milionë nga 10.4 milionë qytetarë dhe mbi 740 mijë nga 4.05 milionë familje greke janë në rrezik të varfërisë, thuhet në raportin e ELSTAT të publikuar të hënën.

Sipas raportit, pragu i varfërisë në vend është 5.712 euro (6.271 dollarë) për një familje me një person dhe gati 12 mijë euro (13.175 dollarë) për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14-vjeç.

Po ashtu vërehet se rreziku i varfërisë është më i lartë tek femrat (19.4 për qind) sesa tek meshkujt (18.2 për qind).

Për më tepër, raporti tërhoqi vëmendjen për faktin se mbi 26 për qind e popullsisë ose afërsisht 2.72 milionë qytetarë janë në rrezik të përjashtimit social.

Related posts

Kurti takon presidentin e Timorit Lindor

admin

Shkatërrime në Misisipi pas tornados vdekjeprurëse – VIDEO

rezart morina

Presidenti Biden dënon rritjen e antisemitizmit: Minon sigurinë e qytetarëve, normat dhe vlerat thelbësore demokratike

admin