Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Podujevë pas të shtënave me armë zjarri.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 12:30.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë ai.