RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Podujevë

nje-person-i-vrare-dhe-nje-tjeter-i-plagosur-ne-podujeve

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Podujevë pas të shtënave me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë ai.

Related posts

“Pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit? Vuçiç në Mynih: Kjo është arsyeja pse do të investojmë më shumë në mbrojtje

admin

PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë/ Kërkon vazhdimin e seancës konstituive

admin

Qindra protestojnë në qytetin afgan për djegien e Kuranit në Suedi

admin