RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi, ende pa rrymë

rajonet-e-prekura-nga-vershimet-ne-greqi,-ende-pa-rryme

Si pasojë e mungesës së rrymës, rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Në qytetin Volos me 150.000 banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.

Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar.

Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.

Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm kulmet e shtëpive.

Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qyteza.

Sasia e shiut ka arritur në nivele të pashembullta – më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë. /rel

Related posts

BE-ja publikon agjendën për takimin e 14 shtatorit

rezart morina

OKB-ja kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale

admin

Ekspertë të OKB-së mirëpresin nisjen e gjyqit për gjenocid kundër Izraelit

admin6