Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është goditur nga një plumb qorr pak minuta pas Vitit të Ri.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima e gjinisë femërore është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Prishtinë 01.01.2023 – 00:45. Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.