Një person ka vdekur pasi më shumë se 200 vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në një urë në qytetin Zhengzhou të Kinës, për shkak të mjegullës së dendur, sipas ekipeve emergjente.
Vetura dhe kamionë të shumtë u panë duke u hedhur mbi njëri-tjetrin, në fotografitë e postuara në rrjetet sociale.
“Kjo është shumë e frikshme. Plot njerëz këtu, nuk mendoj se mund të dalim nga ura”, dëgjohet të ketë thënë një person në një video.
Shumë nga të lënduarit ishin të ngujuar në vetura dhe ekipi i zjarrfikësve çoi 11 kamionë e 66 zyrtarë për të ndihmuar, kanë raportuar mediat shtetërore në Kinë.
Ekipet kanë thënë se më shumë se 200 vetura ishin përplasur me njëra-tjetrën.
Ura ishte mbyllur plotësisht për qarkullim. /koha
WATCH: #BNNChina Reports
Due to extremely foggy conditions, more than 200 vehicles were involved in a major pileup on a bridge in central #Zhengzhou City in the morning, according to the province.
As of 9:30 a.m., 11 people had been rescued, and operations were still underway. pic.twitter.com/7nslu48TIF
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 28, 2022