RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një seri raketash u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit – VIDEO

nje-seri-raketash-u-leshuan-nga-gaza-ne-drejtim-te-izraelit-–-video

Një seri raketash u lëshuan drejt Izraelit nga Rripi i Gazës i bllokuar, të cilën ushtria izraelite e goditi sërish sot, transmeton Anadolu.

Përveç vendbanimeve hebraike rreth Gazës, sirenat paralajmëruese u dëgjuan në shumë rajone të Izraelit, përfshirë kryeqytetin Tel Aviv, Usdud (Ashdod), Askalan (Ashkelon) dhe Rishon LeTsyon.

Thuhet se disa raketa të lëshuara nga Gaza janë neutralizuar në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit “Iron Dome”.

Sipas lajmeve në shtypin izraelit, shpërthime u dëgjuan në qiellin e Tel Avivit. Disa fluturime u ndaluan në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit, terminali më i madh ajror i Izraelit. Një avion që po përgatitej për ulje iu kërkua të bënte një turne në ajër.

Organizata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) njoftoi se një raketë e lëshuar nga Gaza ka rënë në një shtëpi të zbrazët në qytetin e Sderot dhe askush nuk është plagosur nga incidenti. Thuhet se më shumë se 100 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Ushtria izraelite goditi sërish sot disa zona në Rripin e Gazës të rrethuar, ku qetësia mbizotëroi që prej orëve të natës. Ushtria izraelite njoftoi se “goditi pikat ku u hodhën raketa dhe mortaja në Gaza”.

Related posts

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

RTI

Të paktën 11 të vdekur pas sulmit rus në Kryvyi Rih

admin

Kurti lavdërohet në trevjetorin e qeverisjes: Jemi krenar dhe ballëhapur

rezart morina