RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet 6.2 ballë godet jugun e Filipineve

nje-termet-6.2-balle-godet-jugun-e-filipineve

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë goditi sot provincën Davao Oriental në jug të Filipineve, transmeton Anadolu.

Epiqendra e tërmetit ishte 67 kilometra në lindje-juglindje të Pondaguitanit, në det të hapur në orën 17:18 sipas kohës lokale, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 111.9 kilometrash. Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi brigjet e Mindanaos javën e kaluar, duke shkaktuar panik të gjerë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, shkolla, spitale dhe infrastrukturë publike.​​​​​​​

Si pasojë e katastrofës humbën jetën të paktën 61 persona, 40 të tjerë mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1.040 persona të tjerë u plagosën.

Related posts

Politikanë dhe komentues spanjollë akuzojnë Izraelin se po nxit kaos për krizën e emigracionit në Ceuta

Hevzi

Shqipëri: 7.5 milionë vizitorë në vitin 2022 duke mos përfshirë ata nga Kosova

Muhamet Ramadani

Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…

admin