RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë godet rajonin Hindu Kush të Afganistanit

nje-termet-me-magnitude-5,7-balle-godet-rajonin-hindu-kush-te-afganistanit

Një tërmet i fortë me magnitudë 5,7 ballë goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit herët të premten, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat, transmeton Anadolu.

Tërmeti ndodhi me një epiqendër 61 kilometra nga qyteti verior i Kunduzit dhe një thellësi të cekët prej 10 km.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Muajin e kaluar, të paktën 27 persona u vranë dhe 956 të tjerë u plagosën kur një tërmet i fortë me magnitudë 6,3 ballë goditi provincat veriore të Afganistanit, duke përfshirë Balkh, Samangan, Sar-e-Pul, Baghlan dhe Kunduz.

Në gusht, Afganistani lindor u godit nga një tërmet që vrau më shumë se 2.200 persona dhe plagosi rreth 4 mijë të tjerë, duke shkatërruar provincën Kunar.

Related posts

Shefi i NATO i tërheq vërejtjen Osmanit: Kur ndërhyni në veri, na konsultoni me kohë

admin

Osmani u prit të takim nga Duka i Madh i Lukseburgut, e fton për vizitë në Kosovë

admin

Greqia po vazhdon të luftojë me 3 zjarre të mëdha në pjesën qendrore

Muhamet Ramadani