RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë godet Filipinet

nje-termet-me-magnitude-6,5-balle-godet-filipinet

Një tërmet i fortë me magnitudë 6,5 ballë goditi të premten ishullin Mindanao në jug të Filipineve, transmeton Anadolu.

Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në një thellësi prej 52,4 kilometrash në orën 19:34 sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Më 8 qershor, një tërmet me magnitudë 7,8 ballë goditi brigjet e provincës Sarangani të Mindanaos, duke shkaktuar shkatërrime të gjera në zonat e banuara dhe infrastrukturën publike.

Ai vrau të paktën 78 persona dhe preku rreth 1,5 milion njerëz.

Filipinet janë ndër vendet më të prirura ndaj fatkeqësive në botë për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një rajon i njohur për tërmete të shpeshta dhe aktivitet vullkanik.

Related posts

Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë

Irfan Jahiu

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

RTI

​Sveçla për barrikadat në veri: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

admin