Një tjetër pauzë raportohet të jetë regjistruar në Ohër në këto momente.
Të paktën kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke u thirrur në burimet e veta.
Kjo është pauza e dytë pas asaj që ngjau rreth orës 16:45, që në fakt zgjati më shumë se 60 minuta.
Ekipi ynë që po qëndron në vendngjarje është në sallë të konferencave, aty ku për çdo çast pritet paraqitja e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Kujtojmë ndërkaq se në një konferencë tjetër, të mbajtur rreth orës 15:00, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano e bëri të qartë se nuk do të jepen detaje rreth asaj që po diskutohet.