RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua e gjallë 7 ditë pas tërmetit në Turqi – VIDEO

nje-vajze-10-vjecare-u-shpetua-e-gjalle-7-dite-pas-termetit-ne-turqi-–-video

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë një vajzë 10-vjeçare, nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Ajo është shpëtuar të hënën e 13 shkurtit, pas 185 orëve nga tërmeti në Turqi.

Siç shkruan CNN, ajo u nxor nga rrënojat e kompleksit të apartamenteve Ebrar në Kahramanmaras.

Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, të hënën arriti në mbi 37.000 dhe pritet që ky numër të rritet.

Faza e shpëtimit “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë më 13 shkurt.

Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 37.000, mund të dyfishohet.

Autoritetet konfirmuan të hënën se janë konfirmuar mbi 37.000 viktima në Siri dhe Turqi. Numri më i madh i viktimave është në Turqi, përkatësisht 31.643 dhe në Siri janë regjistruar 5.714.

Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.

Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17 mijë persona.

Related posts

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me “kërkesat” për Asociacionin?

RTI

Kapja e ekstazisë me vlerë 400 mijë euro, Policia jep detaje: Droga transportohej me autobusë nga Prishtina në Tiranë

rezart morina

Gjermania: Aleatët evropianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes

RTI