RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stano: Pa përparim në dialog s’do të ketë progres në rrugën evropiane për Kosovën e Serbinë

stano:-pa-perparim-ne-dialog-s’do-te-kete-progres-ne-rrugen-evropiane-per-kosoven-e-serbine

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë gjatë një adresimi për media se Bashkimi Evropian nuk imponon zgjidhje, por thjeshtë mundohet të ndihmojë palët të gjejnë kompromis.

Stano ka thënë se pa një përparim në dialog, nuk do të ketë përparim për palët edhe në rrugën evropiane.

“Ne mund të lehtësojmë dialogun për aq kohë sa ka gatishmëri nga të dyja palët për të gjetur një kompromis. Ne i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje, por iu takon atyre që të jenë të gatshme për kompromiset e nevojshme. Këtë ne po bëjmë në kuadër të dialogut, kjo është ajo çfarë do të tentojmë të bëjmë në takimet e ardhshme, përfshirë edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të enjten mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, të lëvizim përpara të gjitha çështjet në dialog. Pa përparim në dialog, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të tyre. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të tyre, është e rëndësishme të ketë përparim në dialog, sepse pa të nuk do të ketë progres dhe objektivat e tyre strategjike, anëtarësimi në BE, nuk do të përmbushen”, ka thënë Stano.

Stano ka thënë se BE-ja po bën çfarë po mundohet, porse nuk mund t’u imponojë palëve gjërat.

“Ne mund të ndihmojmë ata të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromis, sepse gjetja e kompromisit, kjo është mënyra se si BE-ja punon. Kjo është ajo çfarë ne jemi duke bërë, duke i ndihmuar të arrijnë kompromis”, ka thënë Stano.

Related posts

Iran: Ekipet e shpëtimit ende kërkojnë Presidentin, populli lutet për mirëqenien e tij

admin

Disa deputetë të VV-së e pamundësuan kuorumin për miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues

admin6

Nis kthimi i haxhinjve kosovarë nga Medina

rezart morina