RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Njeriu i afërt i Vulinit arrestohet në Leposaviq

njeriu-i-afert-i-vulinit-arrestohet-ne-leposaviq

Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka arrestuar Marko Knezheviqin, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, ka thënë Elshani për “KoSSev”.

Knezheviq është ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur disa materiale që ndërlidhen me rastin.

Ndonëse për momentin zyrtarisht akuzohet për “vjedhje të identitetit”, Elshani ka thënë se ekziston mundësia që vepra të riklasifikohet varësisht nga rrjedha e mëtutjeshme e hetimeve.

“Dyshohet se i ka marrë të dhënat dikujt, por do të shohim nëse nuk është kështu do të ndryshojë kualifikimi i veprës penale”, ka thënë ai.

Knezheviq për disa vite punoi për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtari i bordit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Vulinit kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Në kohën kur Vulini drejtori këtë zyrë, Knezheviq ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. Gjithashtu, është pjesë e partisë së Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është në pushtet në Serbi.

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Konjufca: S’ka Asociacion pa kthimin e serbëve të Kosovës në institucione

Muhamet Ramadani

Mucunski: Së bashku me kryediplomatin italian do të organizojmë një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8

Muhamet Ramadani

Qytetarja në Graçanicë: U largova nga puna pas 35 vitesh pa asnjë shpjegim – burri im mbështet Rashiqin

Muhamet Ramadani