RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

NJSI paralajmëron prapë protestë para Qeverisë

njsi-paralajmeron-prape-proteste-para-qeverise

Pas mosarritjes së një marrëveshjeje me kryeministrin Albin Kurti, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish para Qeverisë.

Lajmin e konfirmoi për Teve1.info kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai bëri të ditur se NJSI-ja ka dorëzuar njoftimin për protestë në Polici, e cila është paralajmëruar të mbahet më 9 dhjetor.

Zeqiri tha se pjesëtarët e Policisë do të përkrahen nga Sindikata për kërkesa legjitime. Megjithatë, shtoi se Sindikata do t’i diskutoj kërkesat edhe me njësitë tjera të Policisë, në mënyrë që të njëjtat t’i adresoj në Qeveri.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Related posts

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, pritet miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë

admin

Deputeti ukrainas: Zelensky në Tiranë për të krijuar paqe në rajon, ngrit shqetësimet për tensione midis Kosovës dhe Serbisë

rezart morina

Zelanda e Re miraton ligjin e parë në botë që ndalon duhanin për brezin e ardhshëm

admin